Flash

Ngricat paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

Lapsi.al 13 January 2026
Ngricat paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X. Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli. Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore për shkak të kushteve të vështira të motit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI