Flash

Moti i keq/ 10 zona të Librazhdit në errësirë

Lapsi.al 13 January 2026
Moti i keq/ 10 zona të Librazhdit në errësirë

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë Qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit të Elbasanit, konkretisht:

-Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

-Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

-Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

OSHEE bën me dije se, grupet e punës janë në terren dhe po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim. Energjia rikthehet herë pas here, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve për mirëkuptim, ndërsa shprehen se furnizimi me energji do të normalizohet sapo kushtet të lejojnë ndërhyrje të plotë në të gjitha zonat problematike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI