Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Derbi i kryeqytetit në Kupën e Shqipërisë: shorti "dënon" Tiranën, buzëqesh Vllaznia

Lapsi.al 13 January 2026
Derbi i kryeqytetit në Kupën e Shqipërisë: shorti

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë njohur tashmë çiftet e nxjerra nga shorti i hedhur sot në orën 14:30. Goglat kanë qenë të ashpra me Tiranën, ndërsa ajo që mund të buzëqeshë është Vllaznia. Derbi i kryeqytetit rikthehet në Kupë me bardheblutë që kanë gjetur përballë Dinamon, ndërsa shkodranët përplasen me Bylis. Ndërkohë, Teuta do sfidojë Egnatian, kur Elbasani do të ndeshet me Partizanin.

SHORTI I ÇEREKFINALEVE

Teuta vs Egnatia

Tirana vs Dinamo

Elbasani vs Partizani

Bylis vs Vllaznia

Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo ishin pjesë e vazos së parë. Pjesa tjetër në vazon e dytë për të plotësuar tetë skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Avantazhi është që ekipet e vazos së parë e luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi. Pra fati përfundimtar i këtyre çerekfinaleve do të vendoset në shtëpinë e Egnatias, Dinamos, Partizanit dhe Vllaznisë.

Vazo e parë: Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo

Vazo e dytë: Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana

Lexo më tej: Kupa, 8 ekipet më të forta përballë, rrezikohet derbi: nesër shorti i çerekfinaleve

Ndeshjet e para çerekfinale në Kupë do të luhen më 11 shkurt dhe ato të kthimit më 4 mars. Për fazën gjysmëfinale do të ketë sërish short.

KALENDARI

11 shkurt

Teuta – Egnatia

Tirana – Dinamo

Elbasani – Partizani

Bylis – Vllaznia

4 mars

Egnatia – Teuta

Dinamo – Tirana

Partizani – Elbasani

Vllaznia – Bylis

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI