Flash

Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten banesa dhe toka bujqësore

Lapsi.al 13 January 2026
Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten banesa dhe toka

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente. Si pasojë, uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situata është përkeqësuar gjatë mesnatës, kur uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas. Banorët janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve dhe rrezikut që paraqiste niveli i lartë i ujit. Sipas vetë banorëve, prurjet e lumit Seman vijojnë ende me intensitet të lartë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI