Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bellingham thyen heshtjen për sherrin me Xabi Alonso: “Një grumbull ka*llëqesh”

Lapsi.al 13 January 2026
Bellingham thyen heshtjen për sherrin me Xabi Alonso: “Një

Durimi ka marrë fund, edhe për ata që tradicionalisht kanë shumë dhe shmangin futjen në ferrat e polemikës. Kështu Jude Bellingham ka thyer heshtjen e tij përballë shkarkimit të teknikut Xabi Alonso nga Real Madrid. Një largim po aq i paralajmëruar sa edhe i bujshëm, që në Spanjë ka ngjallur më shumë se një aludim për prapaskenat që prej kohësh kishin krijuar çarje të pariparueshme mes trajnerit dhe skuadrës. Një lojë thashethemesh dhe zërash nga e cila Bellingham është distancuar drejtpërdrejt, duke i prerë shkurt: “Kam lënë të kalojë shumë kohë për këto tema… janë të gjitha budallallëqe”.

Bellingham thyen heshtjen: “Një grumbull ka*llëqesh”

Mesfushori anglez i Real Madrid ka përdorur kanalin e tij zyrtar, aplikacionin JB5, për të përgënjeshtruar zërat për një konflikt me trajnerin, vetëm pak orë pas shkarkimit nga pankina e Madridit që nxori në pah shkëputjen mes lojtarëve dhe teknikut. “Janë të gjitha budallallëqe”, shpërtheu Bellingham në një mesazh shumë të ashpër dhe të drejtpërdrejtë kundër lajmeve që e akuzonin se kishte qenë mes atyre që kishin minuar punën e Xabi Alonsos: “Kam lënë të kalojnë shumë prej këtyre gjërave deri tani, gjithmonë duke shpresuar se e vërteta do të dilte në kohën e duhur. Por sinqerisht… çfarë grumbulli budallallëqesh”.

Mesazhi i Bellingham: “Duhet të përgjigjen për këto gënjeshtra”

Për Bellingham ka ardhur tashmë momenti për t’i dhënë fund të gjitha zërave mbi këtë temë: “Ndjej keqardhje të sinqertë për njerëzit që kapen pas çdo fjale të këtyre palaçove dhe ‘burimeve’ të tyre. Mos besoni gjithçka që lexoni”, vazhdoi ai duke iu drejtuar tifozëve që e ndjekin drejtpërdrejt. “Herë pas here, ky grup njerëzish duhet të mbahet përgjegjës për përhapjen e këtij lloji dezinformimi të dëmshëm për të marrë klikime dhe për të nxitur polemika”, përfundoi ai.

Bellingham e aludimet për gjysmën e skuadrës që çuan në shkarkimin e Xabi Alonsos

Por për çfarë po flet Bellingham? Përgjigjja fshihet qartë te prapaskenat që shpërthyen vetëm pak orë pas zyrtarizimit të largimit të Xabi Alonsos nga pankina e Real Madrid, sidomos nga një pjesë e shtypit spanjoll që e shfrytëzoi me mjeshtëri idenë e përçarjeve – reale ose të supozuara – me një pjesë të dhomës së zhveshjes. Të ushqyera edhe nga fakti që pothuajse gjysma e skuadrës nuk e falënderoi ose nuk e përshëndeti trajnerin siç bëhet zakonisht në këto raste, në rrjetet sociale. Një situatë nga e cila Bellingham vendosi të distancohej, në mënyrë të menjëhershme dhe të saktë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI