Flash

Sulm me armë në Athinë, plagosen pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

Lapsi.al 12 January 2026
Sulm me armë në Athinë, plagosen pronari shqiptar i një

Një sulm me armë ka lënë të plagosur në kryeqytetin grek një shqiptar dhe djalin e tij. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur.

Një incident i përgjakshëm ndodhi në orët e para të së hënës në Agios Dimitrios në Athinë, ku u plagos pronari i një restoranti 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar.

Sipas informacionit zyrtar, tre persona mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij. Pronari 70-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën dhe mblodhën katër gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur. Hetimin e rastit e ka marrë përsipër FBI-ja greke.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 12 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI