Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mbappé nuk do nderim për Barcelonën e largon shokët: skena të shëmtuara në Superkupë

Lapsi.al 12 January 2026
Mbappé nuk do nderim për Barcelonën e largon shokët: skena
Epilogu i Superkupës së Spanjës nuk ishte aspak për tu mbajtur mend për Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madrid, i mposhtur 3-2 nga Barcelona, u bë protagonist i një gjesti antisportiv, duke i ftuar shokët të mos i bënin nderimet kundërshtarëve për fitoren.

Mbappé i tërbuar pas Superkupës

Një skenë që prishi “pjesën e tretë” të finales dhe i dha një figurë të keqe të gjithë skuadrës së mundur, e cila pak më parë kishte marrë homazhe nga fituesit. Para se Barcelona të ngjitej në podium për të ngritur trofeun, lojtarët blaugrana u rreshtuan në dy rreshta për t’i bërë “pasillo” Realit gjatë marrjes së medaljeve. Por kur gjithçka mbaroi, ndodhi përplasja.

Gjesti i Mbappé: u kërkon shokëve të mos bëjnë "pasillo"

Nuk pati reciprocitet: Real Madrid nuk bëri asnjë "pasillo" për kampionët. Kamerat treguan një Mbappé të zemëruar që me gjeste të dukshme u kërkonte shokëve të largoheshin nga podiumi. Asencio ishte gati për homazhin, por francezi e thirri me zë të lartë. Një gjest aspak pozitiv që shkaktoi shumë polemika. Mbappé më pas u largua i pari drejt dhomave të zhveshjes, i frustruar edhe sepse kishte luajtur vetëm pak minuta, ende jo plotësisht i rikuperuar nga problemi në gju.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI