Flash

Kupa, 8 ekipet më të forta përballë, rrezikohet derbi: nesër shorti i çerekfinaleve

Lapsi.al 12 January 2026
Kupa, 8 ekipet më të forta përballë, rrezikohet derbi:
Kupa e Shqipërisë 2025/2026 do të njohë nesër çiftet për fazën çerekfinale, me hedhjen e shortit që do të organizohet nga Federata e Futbollit. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:30, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp. Shorti do të jetë i hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit. Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo. Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Kupa, si procedohet shorti?

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.
Vazo 1 Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo City Vazo 2 AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana
Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI