Flash

Çështja ‘Partizani’/ Malltezi: Prokuroria gjeti autorin pastaj sajoi provat

Lapsi.al 12 January 2026
Çështja ‘Partizani’/ Malltezi: Prokuroria gjeti autorin

Pas seancës gjyqësore, Jamarbër Malltezi, ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorisë për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në një deklaratë për mediat, ai tha se i gjithë procesi është një përndjekje e mirëfilltë politike, ku autori është i paracaktuar dhe provat janë sajuar më pas.

Sipas Malltezit, ai ironizioi qëndrimin e SPAK ndaj akuzës duke e quajtur, “Fajin e ka Saliu”. Ndër të tjera Malltezi u shpreh se, këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë 'minuar' keq demokracinë.

Jamarbër Malltezi:

"Një prezantim të mbrojtjes, parashtresa paraprake. Jemi në seancën e radhës, “fajin e ka Saliu”. Ligji kërkon që të kesh njëherë faktin, pastaj në bazë të faktit të shikohet fakti, a ka vepër penale apo jo dhe pastaj shikohet te autori.Në këtë rastin konkret, është shumë e bukur sepse prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kemi identifikuar autorin. Pra “fajin e ka Saliu”, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin dhe në mungesë të provave apo të fakteve, tani ecin me pretendime apo perceptime që duhet të jetë e tillë se Berisha e kishte pushtet.

Pra targetohet njëherë armiku, pastaj provat sajohen rrugës, siç ndodh rëndom në drejtësinë e demokracive popullore të lindjes. Pra, nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike, po kjo nuk është gjë, nuk është gjë e rëndë, nuk është gjë e re le të themi, është e rëndë për shtetin ligjor, por nuk është gjë e re. Për këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë minuar keq demokracinë. Sepse me mashtrimet e tyre, me fallsifikimet që kanë ndodhur, është e paimagjinueshme se si një prokuror mund të fallsifikojë dhe përmbajtjen e një VKM-je. Dhe doli në seancë që prokurorët kanë mashtruar..", tha Malltezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI