Flash

17 fëmije helmohen nga gazi i ngrohësit në Genova të Italisë

Lapsi.al 12 January 2026
17 fëmije helmohen nga gazi i ngrohësit në Genova të

Në Genova të Italisë, 17 fëmijë dhe 7 persona të rritur u helmuan nga gazi i monoksidit të karbonit i prodhuar nga një ngrohës me defekt në dhomën ku po organizohej një festë. Festa po mbahej në një hapësirë të ofruar nga një kongregacion fetar. Të gjithë pjesëmarrësit u shtruan në spital.

Të parët që u ndjenë keq ishin fëmijët më të vegjël, të moshës midis 3 muajsh dhe 12 vjeç. Menjëherë pas kësaj, të rriturit gjithashtu filluan të ndiheshin keq. Më të vegjlit u dërguan në Spitalin “Gaslini” në Genova.

Disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen, por spitali tha se “të gjithë pacientët janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm nga personeli shëndetësor. Jeta e tyre nuk është në rrezik dhe ata janë në gjendje të qëndrueshme klinike". Edhe të rriturit u shtruan në spital ku po marrin trajtim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI