Bastexhiu kishte “parashikuar” 10-1 të City ndaj Exeter: nuk i besoi deri në fund
Të shtunën pasdite City i Guardiolës priti Exeterin në “Etihad Stadium” në raundin e tretë të FA Cup: ishte një masakër futbollistike, ku shënoi edhe i ardhuri i ri Semenyo. Dikush e kishte ndier se do të përfundonte me goleada dhe kishte vendosur një bast për rezultatin e saktë 10-1: pesë sterlina me kuotë 200:1, për të fituar kështu 1000 (përveç shumës së luajtur). City ishte tashmë në avantazh me katër gola në pushim dhe “Sky Blues” nuk u ndalën në pjesën e dytë, duke arritur rezultatin 9-0 me Ryan McAidoo kur kronometri shënonte 86 minuta. Exeter me krenari shënoi më pas në minutën e 90-të golin e nderit me George Birch. Në atë moment, me rezultatin 9-1 dhe me shumë pak kohë ende për t’u luajtur, bastori vendosi të bënte “cash out” dhe të pranonte ofertën e bërë nga bookmakëri për të “dalë” nga basti duke pranuar një shumë vërtet shumë të ulët në krahasim me 1000 paundët që do të fitonte nëse do të kishte pritur edhe pak çaste.It ends 10-1 to City! ? ? @okx pic.twitter.com/1tROdFPnYF
— Manchester City (@ManCity) January 10, 2026