Flash

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Lapsi.al 11 January 2026
DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë.

Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit. Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe proçedurat ekzistuese për për përfitime personale.

Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston . Për të marrët, çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin është legjitim.

Durana nuk është veçse përdorimi i "teknologjisë", si doganieri për të kaluar mall kontrabandë , por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali.

Ajo është inskenim i realitetit i cili redaktohet, rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse midis korrupsionit edhe zhvillimit.

Parku teknologjik Durana, nuk është thjesht në aferë korruptive ( sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën " korrupsioni ekziston në gjithë botën".

Nuk përfaqëson "as kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit prapa kurrizit të tij edhe të gjithë "progresistëve" socialistë të drejtimit të partisë .

Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike , por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshta me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.

Faktet që ne jemi një komb i cili në vitin 2024 :

1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;

2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike, por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik ;

3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!

Ndaj u duhej Diella, Durana, materniteti i Diellës, pasi publiku duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se :

"Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon".

E pra, Durana , Diella edhe materniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike, që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.

Kanë shkelur vetëm ligjin , kanë përfituar padrejtësisht para publike? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm .

Më keq! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi edhe askush nuk kursehet për të. Të gjithë këta të marrë gjejnë budallenj të tjerë për t'i duartrokitur.

Të këshilluara

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale dhe mjedisore. E mora përsipër me dëshirë këtë p...

11:21

Një turp i madh

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjë...

12:34

Frikë, poshtërim, shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunikatën për procesin e zgjerimit, m’u kujtua ...

14:57

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI