Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Zjarret "pushtojnë" Australinë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lapsi.al 10 January 2026
Zjarret "pushtojnë" Australinë/ Shpallet gjendja e

Autoritetet e shtetit të Viktorias në Australi shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të përmasave të zjarreve në vegjetacion të ulët që po përhapen prej ditësh, duke shkatërruar shumë banesa dhe duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Vala e të nxehtit ekstrem që ka goditur rajonin, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në shtetin e Viktorias kryeqyteti i të cilit është Melburni si edhe erërat e ngrohta, kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve.

Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë “verës së zezë” në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020, në të njëjtën zonë. Një nga zjarret më të mëdha ka shkrumbuar pothuajse 1.500.000 dynymë tokë pranë Longwood-it, rreth 150 kilometra larg Melburnit, një zonë e njohur për pyjet e saj të virgjëra. Gjendja e katastrofës, e shpallur sot nga kryeministrja e shtetit të Viktorias, Jacinta Allan, u jep kryesisht zjarrfikësve kompetenca të zgjeruara për të urdhëruar evakuime emergjente.

“Gjithçka përqendrohet në një gjë: mbrojtjen e jetës së banorëve të Viktorias. Dhe kjo dërgon një mesazh të qartë: nëse ju thonë të largoheni, largohuni”, theksoi Allan.

Ajo shtoi se tre persona, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët ishin shpallur të zhdukur në një nga zonat më aktive të zjarreve, janë gjetur më pas. Në total, 130 ndërtesa banesa dhe objekte të tjera janë shkatërruar në shtetin e Viktorias, njoftoi Tim Wimbush, përfaqësues i shërbimit të menaxhimit të emergjencave.

Sipas tij, dhjetë zjarre të mëdha vazhdojnë ende të jenë aktive dhe disa prej tyre mund të zgjasin për ditë, nëse jo për javë të tëra. Zjarret më të mëdha kanë shpërthyer në zona me dendësi të ulët banimi. Qindra zjarrfikës nga e gjithë Australia janë mobilizuar për t’i vënë nën kontroll.

Një tjetër vatër zjarri ka çliruar aq shumë nxehtësi, saqë ka shkaktuar edhe një stuhi lokale, sipas deklarimeve të zjarrfikësve. Studiuesit theksojnë se temperatura mesatare në Australi është rritur me rreth 1,51 gradë Celsius që nga viti 1910. Ky ndryshim po çon në rritjen e shpeshtësisë së fenomeneve ekstreme meteorologjike, si në tokë ashtu edhe në det.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI