Flash

Planet e SHBA për aneksimin e Groenlandës/ Ministria daneze: Do përdorim armët

Lapsi.al 10 January 2026
Planet e SHBA për aneksimin e Groenlandës/ Ministria daneze: Do

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka konfirmuar se trupat daneze janë të detyruara ligjërisht të përdorin armët, edhe pa urdhër të drejtpërdrejtë, në rast se Groenlanda do të pushtohej me forcë. Ky detyrim bazohet në një direktivë të vitit 1952, e cila, sipas ministrisë, mbetet ende në fuqi.

Deklarata vjen mes sinjaleve të përsëritura nga administrata e Donald Trump për marrjen e Groenlandës, territor autonom i Danimarkës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti po shqyrton disa opsione. Ndër to përfshihet edhe përdorimin e forcës ushtarake. Ai është një skenar që do ta vendoste NATO-n përballë një situate të paprecedentë: përplasjes mes dy vendeve anëtare.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të minonte themelet e aleancës dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po shqyrtohen alternativa të ndryshme për “përvetësimin” e Groenlandës. Zëvendësshefi i kabinetit të Donald Trump, Stephen Miller, deklaroi se SHBA do të vepronte “si superfuqi”, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se blerja mbetet një nga opsionet në shqyrtim.

E themeluar në vitin 1949 për të frenuar agresionin sovjetik, NATO sot ka 32 vende anëtare. Pas më shumë se 75 vitesh, roli i aleancës mbetet i rëndësishëm por vazhdimisht i sfiduar. NATO gjendet përballë një pikëpyetjeje kyçe: do të mund të ruajë unitetin apo do të pësojë fraktura.

Të këshilluara

Anulohen 800 fluturime në Amsterdam

Situata e motit po përmirësohet në Paris dhe Francën veriore, të cilat u përfshinë këtë mëngjes nga reshje të dendura dëbore, megjithëse 12 departamente fra...

17:57

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI