Flash

Moti i keq/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike

Lapsi.al 10 January 2026
Moti i keq/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike

Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike.

Sipas OSHEE-së, fideri 9 në NST Lozhan është pjesërisht pa energji, duke prekur rreth 400 abonentë ruralë, ndërsa jashtë funksionit janë 5 kabina në zonat Leshec dhe Maliq–Opar si dhe 3 abonentë ruralë. Fideri 14 në NST Petrushë ka lënë pa energji zonat Dardhas, Prenisht dhe Grunjaz, me rreth 400 abonentë ruralë të prekur.

Pa energji janë gjithashtu rreth 700 abonentë urbanë në zonat Garnizon, Goricë dhe Gurore të Pogradecit, të furnizuar nga fideri 20 “Ushtria” në NST Pogradec. Në zonën e Gurit të Kuq, fideri Potgozhan ka ndërprerë furnizimin për zonat Bishnicë, Jollë, Tallë dhe Lëngë, duke prekur rreth 100 abonentë ruralë. Ndërkohë, fideri JO6 në NST Leskovik është i stakuar për shkak të një defekti dhe ka lënë pa energji 257 abonentë ruralë në zonat Podë, Postenan, Peshtan, Gjirakarë, Radovë, Lashovë, Vrespkë, Radanj, Shalës dhe Germenjë. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve, ndërsa të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë me rëndësi të veçantë janë funksionalë dhe Hidrovori i Pogradecit vijon të punojë normalisht.

Në Bashkinë Kolonjë janë pastruar rrugët rurale në Sokorovot, Kreshovë, Lavdar, Lahollarë, Strajë dhe Psar, ndërsa në qytetin e Ersekës është pastruar sheshi “Rilindja” dhe janë kriposur akset rrugore për parandalimin e ngricave. Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje në segmentin rrugor drejt fshatit Shemetirë dhe në rrugën rurale të fshatit Gjonç.

Në Bashkinë Maliq vijon problematika e çarjes së argjinaturës së Lumit Devoll, ku ndërhyrja për momentin është e pamundur. Rrëshqitje dherash dhe problematika të tjera janë evidentuar në zonën e Kakaçit, ndërsa ura e fshatit Osojë kërkon investim dhe ndërhyrje të mëtejshme. Pastrimet e rrugëve rurale po vazhdojnë dhe situata monitorohet nga Emergjencat Civile dhe Bashkia.

Në Bashkinë Devoll janë hapur dhe kriposur rrugët në Njësinë Administrative Miras, ndërsa qarkullimi në rrugën Vidohovë–Miras është normalizuar. Janë kryer riparime në argjinaturën e lumit Oshticë dhe është bërë sistemimi i lumit në fshatin Përparimaj për parandalimin e përmbytjeve. Rruga Grapsh–Përparimaj është kthyer në funksion normal.

Në Bashkinë Pustec po punohet për pastrimin e përroit të Gorricës dhe për riparimin e segmentit rrugor Lajthizë–Liqenas. Bashkia Korçë nuk raporton problematika si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa për rrugën e fshatit Denas janë marrë masat dhe ndërhyrja do të realizohet pas uljes së nivelit të ujit.

Në Bashkinë Pogradec problematika kryesore mbetet Lumi i Verdovës, ku një pjesë e karrexhatës është shembur dhe qarkullimi kryhet vetëm në një korsi. Lumi Remenj është stabilizuar dhe po vlerësohet një zgjidhje përfundimtare, ndërsa lumi i qytetit ka shkaktuar dëme dhe kërkon ndërhyrje.

Sipas ARRSH, Drejtoria Qendër-Lindje, rruga e Dardhasit është kalueshme provizorisht dhe po priten konkluzionet e specialistëve gjeologjikë. Në fund të fshatit Çërravë është konstatuar një rrëshqitje dherash që rrezikon një banesë të banuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI