Flash

Kryesia vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare e Partisë Demokratike

Lapsi.al 10 January 2026
Kryesia vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare e Partisë

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që në datën 24 janar do të mbahet protesta e radhës kombëtare. Protesta kombëtare pritet të zhvillohet si pjesë e aksionit opozitar, me qëllim kundërshtimin e qeverisë dhe denoncimin e situatës politike në vend. Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se e vetmja mënyrë për rrëzuar qeverinë e Edi Ramës janë protestat e vazhdueshme. Berisha tha se do të tregoheshin “naivë” nëse do të prisnin që kryeministri do të largohet nga ndërhyrja amerikane. Më tej, Berisha u shpreh se alternativat e tjera janë iluzive dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të reagimit kundër pushtetit, ndërsa vlerësoi si pozitive zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

"Dje, po në këtë kuadër, thirrëm një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm me shoqërinë civile dhe forcat politike. Në emër tuaj, unë u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilat pavarësisht nga pavarësia e tyre në kuptimin politik, pa asnjë afilacion partiak, por erdhën aty se të gjithë ata janë kundër të keqes që po përjeton vendin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI