Flash

"5 Maji"/ Tregtarja e indinjuar: Jam më e dëmtuara, zjarrfikëset s’kishin ujë

Lapsi.al 9 January 2026
"5 Maji"/ Tregtarja e indinjuar: Jam më e dëmtuara,

Një tregtare në zonën e 5 Majit, e cila u prek rëndë nga zjarri që përfshiu kapanonet, ka ngritur akuza të forta ndaj shërbimit zjarrfikës dhe mënyrës së menaxhimit të emergjencës. Ajo shprehet se mjetet dhe pajisjet e përdorura nga zjarrfikësit janë jashtë standardeve dhe të vjetruara.

Sipas saj, është e papranueshme që Shqipëria të synojë integrimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që emergjencat përballohen me zjarrfikëse të viteve ’80 dhe ’90. Tregtarja ngre pikëpyetje edhe mbi pajisjet që përdoren për shuarjen e zjarrit, duke theksuar se dëmet janë të mëdha dhe se ajo është një nga më të dëmtuarat.

Ajo pohon se kapanonet e saj mund të ishin shpëtuar, pasi në momentin që ka mbërritur në vendngjarje, ato ende nuk ishin përfshirë nga flakët. Sipas dëshmisë së saj, zjarri është përhapur nga lart dhe ka përfshirë më pas dy kapanonet.

Në deklaratën e saj, tregtarja kritikon edhe praninë e policisë në vendngjarje, duke thënë se efektivët nuk kanë ndërhyrë për të ndihmuar, por kanë qëndruar duke vëzhguar situatën, ndërsa tregtarët janë trajtuar sikur të ishin kriminelë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI