Flash

Ish-drejtuesi i Tiranës vishet "i kuq": Ibraimi, Drejtori i Ri Sportiv i Partizanit

Lapsi.al 9 January 2026
Ish-drejtuesi i Tiranës vishet "i kuq": Ibraimi, Drejtori i Ri
Agim Ibraimi rikthehet në futbollin shqiptar duke marrë postin e Drejtorit Sportiv të Partizanit, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Tirana. Palët kanë gjetur akordin dhe kanë shtrënguar duart mesditën e sotme. 37 vjeçari do të provojë t'i japë shtysë një merkato të ndalur që tani në janar, por projekti i tetovarit starton nga qershori i ardhshëm. Në fakt, insistimi i presidentit Demi për vizionin që Ibraimi ka për futbollin, duke qenë i rritur profesionalisht në kampionate të rëndësishme mes tyre edhe Serie A, ka nisur që tetorin e kaluar. Sidoqoftë, pas largimit të Abilaliajt presingu i të kuqve është kthyer nga Ibraimi, që këtë herë ishte gati të dëgjonte propozimin, duke e gjetur veten në një linjë me klubin.

Njoftimi i klubit

??????? ???? ??????? ???????? ? ?? ??????? FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Tirana e shkuara, Partizani e ardhmja

Ibraimi ishte Drejtor Sportiv i kohëve të vështira te Tirana nga 1 korriku 2024, deri në 30 qershor 2025 u mundua të mbante në lojë bardheblutë, mes një mijë problemeve, ndërsa tani shpreson që te të kuqtë të gjejë ambjentin ku mund të zhvillojë filozofinë e tij për ta bërë Partizanin të ngrihet në standard. Situata te Partizani aktualisht nuk është ajo më shkëlqyesja, por pikërisht për këtë motiv kërkohet Ibraimi, për të nisur një projekt të besueshëm e për të bërë funksionale një merkato, ndoshta jo nga janari, ku pak situata mund të shfrytëzohen, por nga vera e ardhshme, ku konceptet e menaxhimit të lojës që ka Ibraimi, do të fillojnë të ndihen në klub.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI