Flash

Censura/ TV kombëtare nxijnë ekranin për denoncimet e Arben Ahmetajt

Lapsi.al 9 January 2026
Censura/ TV kombëtare nxijnë ekranin për denoncimet e Arben

Një urdhër i pashkruar duhet se i ka detyruar të treja TV kombëtare të vendit ti nënshtrohen kodit të omertas për sa i përket denoncimeve që bëri në emisionin Çim Peka Live, ish zëvendësi i Edi Ramës Arben Ahmetaj. Lapsi.al i ndoqi me vëmendje emisionet e tyre të drekës. Top Channel dha fillimisht lajme për përmbytjet rreth 10 minuta, kaloi te kontrollet qe do bëhen tek biznesmenët e lidhur me Ballukun, kapërceu tek tryeza e opozitës, pa përmendur asnjë fjalë nga zbulimet e bëra prej njërit prej dëshmitarëve më jetgjatë të qeverive të Ramës (2013-2022).   

Intervista/ Skandalet e reja të korrupsionit që denoncoi Arben Ahmetaj

Po ashtu edhe Klan në edicionin e 15 30 ruajti pak a shumë të njëjtën renditje duke ngritur pak më lart Berishën dhe duke anashkaluar lajmin për urdhrin e gjykatës për kontrolle ndaj njerëzve të Ballukut. Tek lajmet e Klanit u pasqyrua edhe polemika e stisur e Ramës me Fevziun, sikur donte të tregonte se të enjten në mbrëmje s'kishte ndodhur asgjë tjetër. Por si të Topi edhe aty, të dyja u bashkuan tek sjellja sikur Ahmetaj nuk kishte folur fare.

Ky kod heshtje, nuk mund të shpjegohet thjeshtë me xhelozinë prej "scoop-eve" të konkurencës. Ai lidhet me vetpërdorimin e vullnetshëm si altoporlantë të regjimit të Ramës. Si gjithmonë në këtë shërbim vullnetar, më me zell shërbyen mediat e Karlo Bolinos, që nuk u mjaftuan me censurën, por kundërsulmuan ish zv/kryeministrin si një pushtetar që i linte paratë në kazino.

E gjithë kjo situatë sureale e ka një sfond të sajin. Jo më kot, në gjithë pasqyrimet që bëjnë për gjëndjen e mediave të Shqipëri, "Reporterët pa Kufij" theksojnë përqëndrimin e pushtetit në disa duar pronarësh që përfitojnë kontrata dhe punë publike ashtu siç ëstë vërtetuar ede na dosjet e fundit të SPAK. Edhe në raportin e fundit të OSBE ODHIR për zgjedhjet theksohej se "katër pronarët kryesorë kontrollojnë 72% të të ardhurave të tregut të transmetimeve dhe 87% të audiencës. Shumica e mediave të mëdha janë “të perceptuara si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet”. Aty vazhdohej: “Ndërhyrjet e përhapura nga pronarët e mediave në autonominë redaksionale...ndikojnë negativisht në informacionin që i ofrohet publikut.” Pikërisht kjo ka ndodhur edhe në këtë rast, për të sfumuar denoncimet e njeriut që ndejti një dekadë pranë Ramës në pushtet dhe të cilit tasmë i janë vërtetuar ato që tha më parë për Tunelin e Llogarasë apo AKSH-in.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI