Flash

Çarja e argjinaturës së Devollit përmbyt tokat, bllokon aksin Qafë Plloçë-Qukës

Lapsi.al 9 January 2026
Çarja e argjinaturës së Devollit përmbyt tokat, bllokon

Në Korçë, situata e shkaktuar nga reshjet e dëborës dhe përmbytjet përqendrohet në disa problematika kryesore.

Argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit. Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika.

Aksi rrugor Qafë Plloçë–Qukës mbetet i bllokuar dhe vijon puna për pastrimin e inerteve. Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar ndërsa pritet të ndërhyhet nga bashkia sapo të ulet niveli i ujit.

Vijon problematika e rrugës së Dardhasit, ku po punohet për ta bërë të kalueshme. Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, është dëmtuar një banesë, e cila për momentin është e pabanueshme.

Në Maliq, ka përmbytje të tokave bujqësore në fshatin Velçan. Rruga e fshatit Senisht është dëmtuar. Një segment i saj është i batisur dhe aktualisht i pakalueshëm për mjetet.

Në fshatin Dolan janë shënuar rrëshqitje dherash, si pasojë e të cilave rruga është e bllokuar. Gjithashtu, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit. Probleme në qarkullim janë konstatuar edhe në rrugët e fshatrave Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë, ku ka prani të dëborës dhe kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.

Është dëmtuar argjinatura e kanalit kryesor në fshatin Leminot, si dhe është shkatërruar plotësisht një urë. Gjithashtu, është dëmtuar segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku për shkak të rrëshqitjeve të tokës është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

Në aksin Ersekë–Leskovik puna ka vijuar gjatë natës ku është kryer kriposja për shkak të ngricave. Qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Maliq–kufiri me Gramshin, situata paraqitet pa probleme ka vijuar kontraktori me kriposje qarkullimi normal.

Korçë–Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë e Bilisht – Miras (km 6), është vijuar me kriposje. Qarkullimi vijon me goma dimërore.

Në Boboshticë – Dardhë, ku gjatë natës janë regjistruar temperatura të ulëta, është kryer kriposja në të gjithë segmentin.

Janë evidentuar problematika në furnizimin me energji elektrike për shkak të situatës së shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit.

Në linjat TM 10 kV janë 11 fidera të stakuar, prej të cilëve 8 pjesërisht. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonat urbane, ndërsa 1,995 abonentë ruralë rezultojnë pa furnizim me energji elektrike. Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për riparimin e defekteve. Furnizimi me energji elektrike për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas në Pogradec raportohen ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Kolonjë ka ngrirje të rrugëve dhe strukturat e bashkisë po punojnë në terren. Procesi mësimor ka filluar normalisht në shkollat e qyteteve Ersekë dhe Leskovik, ndërsa nuk ka filluar në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Janë marrë masa për sigurimin e ngrohjes. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj të Devollit, uji është tërhequr plotësisht situata është normalizuar dhe nuk raportohen probleme të tjera.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 833 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI