Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Situata kritike në lumin Vjosë, përmbyten toka bujqësore dhe banesa

Lapsi.al 8 January 2026
Situata kritike në lumin Vjosë, përmbyten toka bujqësore dhe

Situata në qarkun Fier paraqitet problematike si pasojë e rritjes së prurjeve të lumenjve. Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje. Situata më kritike paraqitet në lumin Vjosë. Në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar pikat e matjes dhe aktualisht niveli i ujit ka arritur pikën kritike përgjatë argjinaturës. Si pasojë, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave. Po ashtu, raportohet prani e lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës mbrojtëse.

Prurjet e larta të lumit Vjosë kanë ndikuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull. Si masë paraprake, disa nga pompat në puset pranë lumit janë stakuar, ndërsa furnizimi po kryhet me kapacitet të reduktuar nga puse të tjera më të largëta. Kjo ka sjellë reduktim të furnizimit me ujë për qytetin e Fierit, i cili po realizohet sipas grafikut. Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vijim, çka ka shtuar gatishmërinë e strukturave përgjegjëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI