Flash

Shqiptari plagos me thikë babë e bir në Itali

Lapsi.al 8 January 2026
Shqiptari plagos me thikë babë e bir në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi akuzohet se gjatë një sherri në lokal gjatë fundjavës, ka goditur dhe plagosur me thikë pronarin e lokalit që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier.

Ngjarja ka ndodhur në një Bar-Pastiçeri “San Lorenzo”, në Via Roma në Occhiobello. Shqiptari doli dje në gjykatë, ku u konfirmua edhe masa e sigurisë së paraburgimit në Gjykatën e Rovigos, ndërsa ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në dy raste.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se i dëmtuar më rëndë mbeti edhe babai i kamerierit, që është njëkohësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, teksa përpiqej të mbronte të birin nga sulmi.

Policia tha se pronari ka plagë kritike në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga thika.

I dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, kërkoi më shumë shërbim nga lokali. Pas një debati dhe refuzimit për t’i shërbyer më pije alkoolike, babë e bir e nxorën klientin jashtë, ku sherri u përshkallëzua në një therje me thikë.

Kur mbërritën oficerët, duke iu përgjigjur një raporti në 112, autori u gjet me dorezën e thyer të thikës ende në dorë, ndërsa tehu mbeti i ngulitur në trupin e pronarit të lokalit, i cili ishte qëlluar në gjoks pranë brinjëve.

Burri i plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin Rovigo dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale: gjendja e tij mbetet serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Gjatë ndërhyrjes, sulmuesi vazhdoi të shfaqte sjellje të dhunshme, madje edhe ndaj policisë, duke e bërë të domosdoshme imobilizimin e tij dhe më pas arrestimin e tij në flagrancë, informon media italiane.

Në fund shqiptari u arrestua dhe u mbyll në izolim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI