Flash

Pyet Qori: Edhe sa ditë do bredhë Rama nëpër Europë, ndërkohë që Shqipëria mbytet?

Lapsi.al 8 January 2026
Pyet Qori: Edhe sa ditë do bredhë Rama nëpër Europë,

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ngre një pyetje: “A di gjë njeri edhe sa ditë do të bredhë Edi Rama rrugëve të Europës, ndërkohë që Shqipëria mbytet e tëra”. 

Sipas Qorit, jo vetëm kaq, por Rama ka lënë në krye të punve edhe Belinda Ballukun. 

“Pale pra, ka lënë në krye të punëve Belinda Ballukun, që nuk di çfarë të bëjë më parë, të shpëtojë veten nga burgu apo të shpëtojë shqiptarët nga përmbytja.” - u shpreh Qori. 

Kreu i Lëvizjes Bashkë thotë se qeveria vjedh shqiptarët dhe më pas tallet me ta. 

“Këta jo vetëm na vjedhin, jo vetëm na shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën, por këta guxojnë ende të tallen me ne.” - u shpreh Qori. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI