Flash

FOTOT/ Shikoni flakët gjigande tek tregu i 5 Majit në Tiranë

Lapsi.al 8 January 2026
FOTOT/ Shikoni flakët gjigande tek tregu i 5 Majit në Tiranë

Përmasa të frikshme ka marrë zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet.

Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Vorës. Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar nga zjarri që mund të shihet më poshtë:

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI