Flash

Dosja AKSHI/ Ahmetaj nxjerr listën me kompanitë afër Ramës që nuk paguajnë taksa

Lapsi.al 8 January 2026
Dosja AKSHI/ Ahmetaj nxjerr listën me kompanitë afër Ramës

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të reja të rënda lidhur me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI, të cilën e cilësoi si “kopshti privat i Edi Ramës”, duke deklaruar se tenderat sekret me vlerë qindra milionë euro kanë përfunduar në duart e grupeve kriminale.

Në emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj tha se këta tendera i janë dhënë personave dhe kompanive të lidhura me pushtetin, duke përmendur konkretisht Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Sipas tij, fondet publike të përfituara nga tenderat sekret të AKSH janë shoqëruar me një marrëdhënie promovimi politik, ku Beqiri, sipas Ahmetajt, promovon te Edi Rama kompani dhe shoqata që drejton.

Ahmetaj publikoi detaje të tjera, duke deklaruar se qeveria jo vetëm u ka dhënë tendera sekret këtyre subjekteve, por njëkohësisht ka krijuar edhe mekanizma për shmangien e taksave. Sipas tij, kompanitë janë regjistruar formalisht në qendrën Durana në Xhafzotaj, duke përfituar status fiskal të favorshëm, ndërsa aktivitetin real e zhvillojnë në Tiranë.

"Kur kanë bërë ligjin e Duranës, ja ku e ke Lira Kokonën me Ermal Beqirin, te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit te lista dhe këtu shoqata me kryetar Ermal Beqirin promovon këtë burrin që u ka dorëzuar AKSHI-n. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, këto e promovojnë. Me standartin e SPAK-ut, të Altin Dumanit këta duhet të arrestohen të gjithë" tha Ahmetaj.

Ish zëvendëskryeministri shtoi se bëhet fjalë për 46 kompani të teknologjisë së informacionit, të cilat, megjithëse të regjistruara në atë që ai e quajti “parajsë fiskale” në Xhafzotaj, kanë zyrat reale në zemër të Bllokut, duke shmangur pagesën e detyrimeve tatimore në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Ahmetaj ngriti gjithashtu dyshime për veprimet e SPAK, duke deklaruar se ende nuk po hetohet rrëmbimi i Daniel Shimës, ish zëvendësdrejtor i AKSH, një ngjarje që sipas tij ndodhi pas rrëmbimit të Gerond Meçes. Ahmetaj sugjeroi se këto ngjarje lidhen drejtpërdrejt me interesat dhe konfliktet për kontrollin e tenderave dhe të dhënave.

Në përfundim, Ahmetaj deklaroi se tenderat sekret të AKSH kanë kaluar në duart e grupeve kriminale, të cilat sipas tij kontrollojnë tashmë jo vetëm paratë publike, por edhe të dhëna të ndjeshme që lidhen me sigurinë kombëtare, duke e cilësuar situatën si një rrezik serioz për shtetin shqiptar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI