Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Ditën që Balluku del në terren, amerikanët çojnë "porosi" në SPAK

Lapsi.al 8 January 2026
Ditën që Balluku del në terren, amerikanët çojnë

Ditën që e pandehura Belinda Balluku doli në terren për përmbytjet, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Klodjan Brahon dhe kreun e BKH-së, Joni Keta. Me siguri jo rastësisht, por për të dhënë mesazhin se goditja ndaj saj përmes dosjeve që janë hapur, duhet finalizuar.

VanHorn ka përgëzuar Brahon dhe Ketën për rolet e tyre drejtuese, ndërsa ka theksuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Postimi i plotë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI