Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Lapsi.al 8 January 2026
Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Moti i dimrit po mban në kthetrat e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka pasur anulime fluturimesh në aeroporte. Në Paris u ndërpre përkohësisht qarkullimi i autobusëve.

Reshje të dendura bore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet e aeroportit parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë. Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës.

Bora paralizon qarkullimin e autobusëve në Paris

Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në Paris përkohësisht në të gjithë qytetin u ndërpre shërbimi urban i autobusëve. Edhe në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonal ka pasur pezullime. Në aeroportet e Parisit u reduktuan fluturimet. Rrallëherë vitet e fundit shtresa e borës ka qendruar kaq gjatë në Paris. Edhe në veri të Francës si në Lille ka pasur vështirësi në qarkullim. Në mbarë vendin në autostrada ka pasur pengesa me rreth 1.650 kilometra gjithsej, sikurse shkruan gazeta Le Parisien. Si pasojë e aksidenteve rrugore në Francë kanë humbur jetën gjithsej pesë vetë.

Stuhia e presionit të ulët “Elli” sjell më shumë borë

Gjermania ditët e ardhshme gjithashtu pritet të ketë mot të trazuar: Pas reshjeve të ditëve të fundit pritet një valë më intensive bore deri të premten. Më pas vala e presionit të ulët do të lëvizë drejt Europës Qendrore duke sjellë borë dhe akull, njofton shërbimi sinoptik i Gjermanisë (DWD). Meteorologët parashikojnë për të premten (09.01.2026) në veri dhe në lindje një valë stuhie me drejtim lindjen. Kjo do të çojë në uljen e temperaturave shoqëruar edhe me reshje bore./DW

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI