Flash

Arben Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në konferencën e fundvitit!

Lapsi.al 8 January 2026
Arben Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar biznesmenët para se të fitonin tenderat nga Belinda Balluku, për t'i kërkuar Altin Dumanit të marrë të pandehur kryeministrin.

"Kush je ti? Kush je ti që merresh me konkurencën? Që cakton ku do shkojnë paratë e shqiptarëve. Ti cakto buxhetin e shtëpisë tënde, ky është buxheti i shqiptarëve. Pse nuk e merr Altin Dumani të pandehur atë?" pyeti Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama përmendet në bisedat mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi si personi që kishte dhënë porosi për të ndarë tenderat mes biznesmenëve. Bisedat gjenden në dosjen hetimore për Belinda Ballukun, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim, por SPAK nuk e ka përfshirë kryeministrin në hetime pavarësisht mesazheve që ka gjetur.

Ndërkohë sipas Ahmetajt, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve ndahen rregullisht me porosi të kryeministrit mes 15 biznesmenëve të lidhur me të.

"Kam një sfidë për shqiptarët, për ju gazetarët. Merrni hartën e Shqipërisë dhe gjeni një projekt që është jashtë 15 oligarkëve dhe gjeni një gjë që e ka dhënë ky jashtë interesit të vet. Merr jugun, dhënë atij atij atij, merr Shqipërinë e mesme. Të gjitha me ligjin e investimeve strategjike. Merreni dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese, u bë për 5 vjet. Por ky e përdor për të çuar prona shtetërore aty ku i do qejfi këtij, pa tender, pa garë. Ky është frymëzimi që thotë ndonjë në Bruksel, që "Shqipëria është frymëzim?" u shpreh Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI