Flash

Ahmetaj: Aferë korruptive në Porto Romano, Shqiperia rrezikon të mbetet pa port

Lapsi.al 8 January 2026
Ahmetaj: Aferë korruptive në Porto Romano, Shqiperia rrezikon të

Në një intervistë ekskulizve për ‘Çim Peka Live’ ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj zbulon skandalin që po ndodh me Porto Romanon, jo vetëm nga ana proceduriale por dhe financiare dhe juridike.

Ahmetaj paralajmëron se Shqipëria rrezikohet të mbetet pa port dhe të përballet me një rrezik real arbitrazhi. Kompania e Alabarit që po zhvillon projektin, ka kërkuar lirimin e “Portës 4”, një lëvizje që do të paralizonte funksionimin e portit ekzistues. 

Refuzimi i qeverisë mund ta çojë vendin në një gjyq ndërkombëtar me pasoja të rënda financiare dhe me mundësinë që Shqipëria të mbetet pa një port funksional.

"Sa i takon portit të Durrësit dosja është shumë e madhe. Janë të treja proceduriale, financiare dhe juridike. Po flas për Porto Romanon. Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC. Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke ecur e duke dalë punë e duke u financuar.

Është shumë e rrezikshme dhe tregon sic e kam të vërtetuar që projekti ka mangësi të theksuara dhe të verifikuara nga një MEMO që sot ekziston në portin e Durrësit e firmosur nga Kreshniku, (Shenim redaksional: Kreshnik Bajraktari) drejtori i Portit dhe specialistët ku vërehen të gjithë mangësitë në projekt. Megjithatë atij I është kërkuar të bëhen pagesat.

Një nga problemet. E dyta: Projektuesi, që është një kompani holandeze është bërë dhe menaxhuesi i projektit ‘Royal Haskoni’ (Shenim redaksional: Royal Haskoning DHV) Në cilin vend të botës keni parë që detyra funksionale që i takojnë administratës ti jepet projektuesit dhe menaxherit të projektit? Këta ia kanë dhënë dhe i kanë paguar gati 13 milionë euro.

Përpos të tjerave ka konflikt interesi me punonjës të ‘ARKONS’, kompani shqiptare që ka qenë dhe tek projektimi pastaj punonjës janë dhe tek menaxhimi i projektit, pra kontratë projektimi dhe kontratë menaxhimi projekti. Çdo të thotë menaxhimi i projektit? Jua them shqiptarëve. Këta do të vendosnin kush do të jetë fituesi, aksesojnë sistemin, bëjnë vlerësimin. Pra. detyrën e shtetit ia kalojnë një private. Shkelje e drejtëpërdrejtë proceduriale e ligjit të Prokurimeve.

E dyta që është shumë e rëndësishme. Shqiptarët nuk e dinë, porti është me dy faza, një tani e një në 2060. Në kontratë, në plan. Dhe praktikisht porti që ndoshta (se do të them një pikë të pestë në fund) do ta ndërtojmë, se ekspertët mendojnë se është ranore e vështirë të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s'jam specialist, ju referova, dikujt tjetër ka kosto të madhe, prurjet janë të mëdha, pavarësisht 14 metrave thellësi ata mbushen shpejt për shkak se është ranore është e vështirë që të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s'jam specialist.

Praktikisht në raport me portin e Vlorës sot, jemi duke folur për portin sot ekzistues. Ka 4 terminale, me gjatësi kalatash 2 mijë metra linear. Për të mos thënë pastaj, porti i Durrësit e ka 1.5 milionë pasagjerë përpunimin, maksimumi i portit të ri do jetë 1 milion pasagjerë. Jemi duke folur për një rrezik përtej financiarit. Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të ngelet pa Port.

Sepse Dubai Durrës Port, Alabari dërgon letra zyrtare, kërkon lirimin e portës katër sot, por nëse lirohet porta 4 s'ka më port Shqipëria. E nesër del Muhamet Alabarit i lind e drejta të vejë në arbitrazh na varrosi. Sepse sipas kontratës që ka, ne nuk po i lirojmë hapësirat. Unë kam pasur qëndrim komplet tjetër për strukturën e asaj pjese. Por kjo është e vërteta" - tha Ahmetaj.

Ish-numri "2" i qeverisë tha se dhënia e një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl”

"Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s'është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t'i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore.

O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t'i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë.

Është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore. I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni" - tha Ahmetaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI