Flash

Zbulohet arsenal ãrmësh dhe drógë në Fier, arrestohen babë e bir

Lapsi.al 7 January 2026
Zbulohet arsenal ãrmësh dhe drógë në Fier,

Një aksion i policisë në Roskovec të Fierit gjatë pasdites së djeshme ka çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, si rezultat i hetimeve paraprake që zgjatën një muaj. Mësohet se 34-vjeçari ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa në pranga ra edhe babai i tij, pasi në banesën e tyre u gjet arsenali i armëve dhe një sasi tjetër e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive operacioni policor i koduar “New Start 2”.

Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi droge. Sekuestrohen armë zjarri, granata luftarake, municion luftarak dhe drogë. Vihet në pranga një shtetas 34-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga edhe babai i tij, pasi në banesë u gjet arsenali i armëve dhe një sasi tjetër e lëndës narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore 1-mujore, me mbështetjen e Forcave Operacionale dhe “Shqiponjat”, finalizoi operacionin policor të koduar “New Start 2”.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Suk, Roskovec.

Bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit për 34-vjeçarin që shiste drogë dhe posedonte armë zjarri, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kapën në dalje të fshatit Suk, Roskovec, shtetasin A. H., ku në automjetin e tij gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës dhe i lokalit në pronësi të tij dhe babait të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit A. H., 61 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane do blihet me 95.8 ...

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI