Flash

Votat e fundit në Kosovë/ "Betejë" mes LVV dhe LDK për një mandat

Lapsi.al 7 January 2026
Votat e fundit në Kosovë/ "Betejë" mes LVV dhe LDK

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se kanë mbetur edhe pak vota për numërim nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe hapësira për ndryshim të mandatave është shumë e kufizuar.

Ai thotë se i vetmi mandat që mbetet matematikisht në garë është ai i 15-të i LDK-së, përballë mandatit potencial të 58-të të LVV-së. Të gjitha mandatet e tjera janë praktikisht të mbyllura. 

Megjithatë, bazuar në trendin e votave të fundit, Cakolli thotë se skenari më i mundshëm është që VV të marrë 57 mandate në kuvendin e ri, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6.

Postimi i plotë i Cakollit:

Pa u numëruar kanë mbetur maksimalisht rreth 5 mijë vota me postë, që përfshijnë pak kuti që janë aktualisht në numërim rreth 1 mijë vota, si dhe edhe rreth 3,500 vota që pritet të procedohen nesër. Me këtë volum votash dhe trendin aktual, hapësira për ndryshime në ndarjen e mandateve është tashmë shumë e kufizuar.

I vetmi mandat që mbetet matematikisht në garë është ai i 15-të i LDK-së, përballë mandatit potencial të 58-të të LVV-së. Të gjitha mandatet e tjera janë praktikisht të mbyllura.

Megjithatë, kutitë e fundit të numëruara, LVV ka shënuar një rënie të lehtë prej rreth 0.6 pikë përqindje, ndërsa LDK ka shënuar një rritje pothuajse të njëjtë. Si rezultat, aktualisht koeficienti i 15-të i LDK-së është 8,378, ndërsa koeficienti i 58-të i LVV-së është 8,329 — pra, LDK është rreth 50 pikë përpara.

Nëse trendi aktual vazhdon pa ndryshime, pra rreth 73% për LVV-në dhe rreth 10% për LDK-në – LVV do të përfundojë afërsisht me rreth 486 mijë vota, që i jep një koeficient prej ~8,386. Në të njëjtën kohë, LDK do të përfundojë me rreth 126 mijë vota, që prodhon një koeficient prej ~8,408. Pra, edhe në këtë skenar, mandati mbetet te LDK-ja, me një avantazh prej rreth 20 pikë koeficienti.

Që LVV ta fitojë mandatin e 58-të, do të duhej të marrë gati 80% të votave të mbetura (rreth 4,000 nga 5,000), ose LDK të bjerë nën 9% – dy skenarë që, bazuar në trendin e deritanishëm, janë praktikisht pothuajse të pamundura.

Prandaj, me të dhënat aktuale, skenari më i mundshëm mbetet ndarja 57-22-15-6, ashtu siç kam parashikuar që në fazën fillestare të numërimit – përveç në rast se ndodh një devijim i madh dhe i papritur nga trendi aktual.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI