Flash

Tifozi i palëvizshëm i Kongos qëndroi 120 minuta, pastaj u shemb në golin e Algjerisë

Lapsi.al 7 January 2026
Tifozi i palëvizshëm i Kongos qëndroi 120 minuta, pastaj u shemb
Kombëtarja e tij nuk arriti të shkonte deri në fund në Kupën e Afrikës, e mposhtur nga Algjeria në kohën shtesë të ndeshjes së fazës së 1/8-ave. Michel Kuka Mboladinga, i quajtur “Lumumba”, tifozi ikonë i palëvizshëm i kombëtares së Kongos, mund të konsiderohet megjithatë një nga fituesit e këtij edicioni të turneut afrikan. Edhe dalja e tij nga skena ishte ikonike dhe i lejoi të linte edhe më shumë gjurmë.

Michel Kuka Mboladinga, tifozi i palëvizshëm i Kongos

Edhe në këtë ndeshje të fundit, mbështetësi, i veshur me xhaketë dhe kravatë blu të çelët dhe pantallona të kuqe, u ul në tribuna me pozën e tij klasike. I pozicionuar në shkallët e stadiumit, u ngrit në këmbë me krahun e djathtë të ngritur në shenjë përshëndetjeje. Një pozë statujore që e mbajti me një rezistencë të jashtëzakonshme (edhe falë një stërvitjeje specifike) gjatë gjithë ndeshjes, madje edhe në shtesë. Qëndrim i drejtë dhe vështrim krenar drejt horizontit, si në tre ndeshjet e mëparshme për Mboladinga-n. Pavarësisht emocioneve në fushë dhe kaosit përreth, tifozi i Kongos e ruajti pozicionin.

Provokimi i sulmuesit algjerian

Ai i rezistoi edhe provokimeve, si ajo e lojtarit të Algjerisë Mohammed Amoura. Pas golit në frymën e fundit që i dha kualifikimin kombëtares së tij, sulmuesi imitoi pozën del tifozit kundërshtar, duke u shtrirë më pas në fushë me një “festim në fytyrë”. Një mungesë respekti e shmangshme dhe jashtë vendit, fryt i entuziazmit për kualifikimin e siguruar. Michel Kuka Mboladinga, nga ana e tij, nuk arriti ta përballojë emocionin dhe zhgënjimin pas vërshëllimës përfundimtare. Me përfundimin e ndeshjes, tifozi i palëvizshëm i Kongos shpërtheu në lot dhe u fshiu në mënyrë të përmbajtur, duke lëvizur ngadalë lotët. Një dashuri e pafund për vendin e tij, me Kupën e Afrikës që për të u mbyll në mënyrën e tij: doli nga stadiumi i mbajtur në krahë nga tifozët, pikërisht si të ishte një statujë.

Kush është Mboladinga dhe pse mishëron Patrice Lumumba-n

Prej vitesh tashmë, Mboladinga vendos të veshë petkun e një prej figurave më të fuqishme dhe tragjike të historisë afrikane të shekullit XX. Patrice Émery Lumumba ishte fytyra politike e lindjes së Kongos së pavarur dhe kryeministri i saj i parë pas përfundimit të sundimit belg, mes qershorit dhe shtatorit 1960. Rruga e tij ishte shumë e shpejtë dhe dramatike. Lumumba u bë simbol i një ideje lirie që fliste jo vetëm për vendin e tij, por për gjithë botën post-koloniale. Vrasja e tij, në janar 1961, tronditi thellë komunitetin ndërkombëtar dhe e shndërroi në një martir të pavarësisë afrikane.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI