Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Të përmbyturit presin ndihmë/ Rama i qorton për hedhjen e mbeturinave

Lapsi.al 7 January 2026
Të përmbyturit presin ndihmë/ Rama i qorton për hedhjen e

Sa më gjatë në pushtet, aq më të dobëta argumentat përballë skandeleve dhe punëve të pakryera të qeverisë.

E dobët ishte edhe logjika që përdor kryeministri Rama për përmbytjet në Shkozet të Durrësit dhe që sipas tij janë shkaktuar nga bllokimi i kanaleve kulluese me mbeturinat që hedhin qytetarët.

Duke mohuar përgjegjësitë si kryeministër, duke mohuar çdo premtim që ka dhënë në 13 vite në pushtet dhe duke justifikuar vartësit e paaftë që e rrethojnë, Rama ia ka lënë fajin qytetarëve sepse janë ata që hedhin plehrat në kanale dhe ndaj këto bllokohen pas reshjeve.

"Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…" shkruan Rama.

[caption id="attachment_1054515" align="alignnone" width="735"] Foto e publikuar nga kryeministri për të treguar se kanalet kulluese ishin bllokuar nga mbeturinat[/caption]

Kuptohet se kryeministri ka harruar qindra miliona euro që u shpenzuan për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që do të asgjësonin malet me plehra që krijohen në fshat dhe qytet.

Ai harron administratën me dhjetëra mijëra njerëzish që ka në dispozicion dhe që mund t'i përdorë për pastrimin e mbeturinave apo ndëshkimin e atyre që ndotin ambjentin.

Shqipëria përmbytet, Edi Rama bën ironi nga zyra e tij në kryeministri

Por përtej kësaj, pas 13 vitesh në pushtet, ç'vlerë ka të ankohesh në rrjetet sociale si qytetar i zemëruar, kur të gjithë presin t’i japësh zgjidhje problemit?

Të këshilluara

Kosova merr sisteme anti-tank nga Turqia

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,...

23:02

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI