Flash

PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që nuk ndali makinën

Lapsi.al 7 January 2026
PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që

Një grua 37-vjeçare u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis të SHBA. Rrethanat e vrasjes së gruas janë ende të paqarta. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se gruaja u përpoq të shtypte oficerët e ICE me makinën e saj.

Një video e incidentit u publikua nga “New York Post” dhe po bën xhiron e mediave sociale. Aty duken agjentët e ICE që i afrohen një makine “Honda Pilot” dhe urdhërojnë shoferin të dalë nga automjeti pasi i bllokuan rrugën. Një nga agjentët përpiqet të hapë derën. Drejtuesja tenton fillimisht të ecë mbrapsht dhe më pas përpiqet të niset përpara, por një agjent tjetër i ka dalë para. Agjenti shmang makinën, kthehet dhe qëllon drejt shoferes.

Makina e saj të përplaset më pas me një automjet të bardhë të parkuar aty pranë në anë të rrugës. Pas të shtënave, një grua bërtet vazhdimisht: "Jo! Jo! Çfarë dreqin...? Çfarë dreqin... bëtë? Ju jeni kriminelë të dreqit!"

Sipas Shefit të Policisë Brian O'Hara, gruaja ishte në makinën e saj duke bllokuar trafikun në Portland Street. Një oficer federal iu afrua, por "ajo tentoi të largohej". Ai tha se të paktën dy të shtëna u qëlluan. Hetimi po kryhet nga FBI dhe Byroja e Hetimeve Penale e Minesotës, shtoi ai.

Kryebashkiaku Jacob Frey u tha gazetarëve se ishte "i frikësuar" nga veprime të tilla nga oficerët e ICE-së në qytet. "Ata po shkatërrojnë familjet, po shkaktojnë kaos në rrugët tona", - shtoi ai. Ai tha se nevojitet një hetim, por nuk është i sigurt se si do të vendoset drejtësia. Ai shtoi se sipas mendimit të tij, personi që u vra nuk po përpiqej të "godiste askënd".

Kryebashkiaku akuzoi autoritetet federale se “po përpiqen ta portretizojnë këtë si një akt vetëmbrojtës” duke shtuar se e kishte parë videon e incidentit. “Ky ishte një agjent që përdori pushtetin e tij në mënyrë të pamatur, duke shkaktuar vdekjen e dikujt”, - tha ai.

Administrata Trump ka dërguar 2 000 agjentë federalë shtesë në Minneapolis javët e fundit në përgjigje të akuzave për mashtrime me ndihmat sociale në këtë shtet. Vendosja, e cila filloi të dielën, është një nga më të mëdhatë e personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një qytet amerikan në vitet e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI