Flash

Mbyllet Qukës - Qafë Plloçë, rruga 260 mln euro e përuruar nga Rama e Balluku

Lapsi.al 7 January 2026
Mbyllet Qukës - Qafë Plloçë, rruga 260 mln euro e

Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë-Qukës, aktualisht po mbyllet qarkullimi në këtë segment.

Mësohet nga informacionet më të fundit, se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks.

Policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po i orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë rënë në rrugë dhe derisa të mos ketë më rrezik për qarkullimin e mjeteve. Nuk dihet se sa do të zgjatë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë.

Qukës - Qafë Plloçë u përurua para zgjedhjeve të 11 majit nga vetë kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. Ajo kushtoi mbi 260 milionë euro dhe që prej hapjes nuk kanë munguar problemet.  Aksi është konsideruar si mjaft i kushtueshëm pasi nuk shkurton shumë rrugën e vjetër, por edhe cilësia e punimeve është vënë shpesh në dyshim.

Tjetër skandal në aksin Qukës-Qafë Plloçë/ Masivi i dherave bie mbi një automjet - Lapsi.al

Pak kohë më parë aty pati një shkarje të madhe shkëmbinjsh ndërsa këtë të mërkurë rënia e inerteve rrezikoi jetën një personi, makina e të cilit u godit në lëvizje. /LAPSI.al   

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI