Flash

Fryhet Lana, rrezik përmbytje edhe në Tiranë

Lapsi.al 7 January 2026
Fryhet Lana, rrezik përmbytje edhe në Tiranë

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin gjatë orëve të fundit, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana. Zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja dhe më e ndjeshmja, ku rreziku që Lana të dalë nga shtrati është më i lartë. Kjo zonë është përmbytur edhe në episode të mëparshme të reshjeve në kryeqytet.

Sidoqoftë rritjes së nivelit të ujit, në Tiranë deri tani nuk janë regjistruar përmbytje, dëme materiale apo bllokime të qarkullimit rrugor.

Situata në kryeqytet vlerësohet më e qetë krahasuar me zona të tjera të vendit, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI