Flash

Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë

Lapsi.al 7 January 2026
Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi.

Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se masat janë të ato që janë thënë më parë , janë të pamjaftueshme dhe nuk japin zgjidhje reale për problemet e mbijetesës së tyre.

Në mbarë vendin, blloqet bujqësore po koordinojnë veprimet e radhës, me kërkesë të përbashkët për takim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Tetëmbëdhjetë blloqe dhe shoqata bujqësore i kanë dërguar letër Ministrit të Bujqësisë, duke paralajmëruar se në mungesë dialogu, mobilizimet do të intensifikohen dhe ashtu siç kanë paralajmëruar prej orës 12 të ditës së enjte do të bllokojnë një pjesë të madhe të rrugëve të vendit.

Një nga pikat më të ndjeshme të përshkallëzimit pritet të jetë dogana e Kakavijës. Sipas planit të fermerëve, në orën 12:00, traktorët nga blloku i Kalpakit do të nisen drejt pikës kufitare, me synim mbylljen e saj për 48 orë, deri të shtunën në mesditë. Zhvillimet do të varen nga qëndrimi i policisë, nëse do të lejohet marshimi, do të bllokohet lëvizja apo do të zbatohet ligji, me rrezik për tensione dhe përplasje.

Në të njëjtën kohë, fermerët kanë vendosur bllokime 48-orëshe në akse kryesore rrugore dhe pika strategjike, përfshirë bllokun në Malgara pranë Selanikut, doganën e Promachonës në kufi me Bullgarinë, bllokun e Nikaias në Thesali , më I madhi I vendit, në Lakoni, Vioti, Aitoloakarnani dhe Patra , ndërsa në disa raste parashikohen bllokime më të gjata, deri në 96 orë.

Situata tensionohet më tej nga ndërhyrja e Prokurorisë së Gjykatës së Lartë, e cila ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të ligjit, arrestime dhe procedura flagrante për bllokimin e qarkullimit dhe rrezikimin e sigurisë rrugore. Nga ana e saj, qeveria paralajmëron se nuk do të lejojë “ndarjen e vendit në dysh”, duke theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm pa traktorë në rrugë.

Sipas informacioneve të deritanishme, Kakavija ose zona e Kalpakit pritet të bllokohet për 48 orë, ndërsa për doganën e Kapshticës, Tri Urat dhe Qafë Botën nuk ka ende njoftime zyrtare për bllokime. Situata mbetet dinamike dhe priten zhvillime të reja në orët në vijim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI