Flash

Edhe Kosova nën pushtetin e ujit, dy komuna shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 7 January 2026
Edhe Kosova nën pushtetin e ujit, dy komuna shpallin gjendjen e

Situata me përmbytjet në Kosovë vijon të mbetet e rëndë edhe sot, ndërkohë që dy komuna, Juniku dhe Malisheva kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Rajonet më të prekura vazhdojnë të jenë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara, ndërsa në Gjakovë është kërkuar edhe evakuimi i mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

Në komunat e tjera, gjendja vlerësohet relativisht e qetë dhe stabile, por nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes sistemit të komunikimit emergjent.

pasojë e situatës dhe për arsye sigurie, është shtyrë edhe procesi i nisjes së mësimit, i cili do të fillojë më 12 janar.

Për situatën e krijuar me vërshime kanë reaguar të martën përfaqësues shtetërorë dhe ata të partive deri tash në opozitë.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët që përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës.

“Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane do blihet me 95.8 ...

08:35

IGJEO: Moti i keq vijon deri të enjten

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe deri të enjten. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive priten deri nesër paradite. “Do të vazhdojë të jetë kr...

07:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI