Flash

Bilanc apokaliptik në Durrës: Mbi 1 mijë shtëpi e biznese të përmbytura

Lapsi.al 7 January 2026
Bilanc apokaliptik në Durrës: Mbi 1 mijë shtëpi e biznese

Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke sjellë dëme të shumta në banesa, biznese dhe toka bujqësore.

Sipas të dhënave zyrtare, janë evidentuar 953 banesa me prani uji brenda ambienteve dhe në oborre. Banesat e prekura ndodhen kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Zonën e Plazhit, njësitë administrative Manëz, Rrashbull, si dhe në lagjen 14, Shkozet.

Si masë sigurie, 160 persona janë evakuuar dhe janë strehuar përkohësisht në dy shtëpi pushimi. Ndërkohë, 15 grupe pune janë angazhuar në terren për evidentimin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës emergjente.

Po ashtu, 337 biznese raportohet se kanë prani uji, ndërsa përmbytjet kanë prekur edhe tokat bujqësore në njësitë administrative Katundi i Ri, Sukth dhe Manëz, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Autoritetet bëjnë me dije se situata është rënduar jo vetëm nga reshjet e dendura, por edhe nga mosfunksionimi i rrjeteve kulluese, përfshirë tubacionet e kanalizimeve dhe kanalet e ujërave të bardha. Grupet e emergjencave civile vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës dhe minimizimin e pasojave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI