Flash

Tabaku: PD duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës

Lapsi.al 6 January 2026
Tabaku: PD duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësitë e opozitës në situatën aktuale politike të vendit.

Tabaku u shpreh se është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. Ajo pranoi se opozita mban përgjegjësi për gabimet e saj, të cilat kanë ndikuar në gjendjen ku ndodhet sot skena politike.

Megjithatë, deputetja demokrate theksoi se më e rëndësishme është të nxirren mësime nga këto gabime, në mënyrë që opozita të ndryshojë qasje dhe të përmirësohet.

Sipas saj, e shkuara duhet të shërbejë si bazë për reflektim dhe për ndërtimin e një alternative më të fortë dhe më të besueshme për të ardhmen.

Tabaku u shpreh se sot Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar përballë kësaj qeverie që ka shkaktuar vetëm korrupsion për vendin.

E pyetur për lëvizjen e Ervin Salianjit, Tabaku u shpreh se vlerëson këdo që ka mendim ndryshe, megjithëse nënvizoi se Salianji do të duhet t’i kishte dhënë mendimet e tij në strukturat e PD.

E pyetur për një përjashtim të Salianjit, deputetja e PD shtoi se nuk di të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe. Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq. Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik. Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo.

"Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Unë jam anëtare Kryesisë dhe nuk di të ketë një vendim të tillë" - tha Tabaku. /BW

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI