Flash

Shehaj thirrje deputetëve të PD të shkelin ligjin: Të nxjerrin provat ndaj Ballukut

Lapsi.al 6 January 2026
Shehaj thirrje deputetëve të PD të shkelin ligjin: Të

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe që disponojnë dosjen ndaj Belinda Ballukut.

Shehaj u bëri thirrje këtyre deputetëve që ta bëjnë publike dosjen voluminoze prej rreth 16 mijë faqesh, duke theksuar se transparenca është në interes të qytetarëve. Sipas tij, në këtë rast duhet të veprohet edhe përtej kufijve ligjorë.

"Ka ardhur momenti që deputetët e opozitës të shkelin ligjin. Duhet të bëjnë publike dosjen me 16 mijë faqe me fakte dhe prova që tregojnë që Belinda Balluku është e korruptuar dhe duhet të arrestohet.

Pesë anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë të paktën dy javë që e kanë këtë dosje dhe duhet ta bëjnë publike sepse është e vërtetë që shkelin ligjin por në fund të fundit edhe një protestues kur përplaset me policinë shkel ligjin.

Dhe mos harrojmë që Edi Rama po shkel ligjin duke mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut. Dhe nuk ka asgjë të keqe nëse përfaqësuesit e opozitës shkelin ligjin në interes të qytetarëve shqiptarë.

Nëse nuk duan ta bëjnë ata, le t'ja kalojnë këto informacione, këtë dosje me 16 mijë faqe mediave, dhe merren mediat.

Sepse nuk mund të presim që Edi Rama të lejojë arrestimin e Belinda Ballukut.Nuk ka për ta bërë kurrë sepse e di shumë mirë që pas Belinda Ballukut rradhën e ka ai" - deklaron Shehaj.

Të këshilluara

Shfaqet Rama: Jam në Paris për Ukrainën

Pas gjashtë ditësh jashtë syrit publik, Edi Rama shfaqet për herë të parë për 2026-n në një aktivitet në Paris. Rama zbulon se është ftuar aty për një samit ...

14:33

Moti i keq/ Bllokohen 10 fshatra në Kukës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike. Si rezultat i s...

14:03

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI