Flash

Opozita paralajmëron kallëzim penal për Peleshin

Lapsi.al 6 January 2026
Opozita paralajmëron kallëzim penal për Peleshin

Deputetët e opozitës kanë njoftuar se do të përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar atë për bllokim të qëllimshëm të drejtësisë dhe mbrojtje të aferave korruptive të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është çdo ditë që drejtësia nuk vepron ndaj akteve korruptive të qeverisë së Ramës, është një ditë që sipas tij, qytetarëve ' u vidhen para nga xhepi". Ndër të tjera, Bardhi theksoi se, kryetari i Kuvendit nuk merr urdhëra nga të korruptuarit, por duhet të zbatojë ligjin dhe t'i shërbejë interesit publik.

"Çdo ditë që nuk vendoset drejtësi për aktet korruptive të qeverisjes së Edi Ramës, është një ditë ku secilit prej jush i vidhen nga xhepi para nga qeveria, nga Edi Rama, nga Belinda Balluku dhe nga Belinda Ballukët e tjerë në qeverinë e Edi Ramës. Sigurisht që me përgjegjshmëri të plotë, ne pesë anëtarët e opozitës do të vijojmë, të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së prokurorisë. Sot ka skaduar edhe afati tre javë kohë që i dhanë të pandehurës Balluku.

Duke nisur nga dita e nesërme, çdo sekondë vonesë nga thirrja e mbledhjes, nënkupton shpërdorim detyre, pra kryerjen e një krimi nga ana e kryetarit të Kuvendit, i cili në kundërshtim me rregulloren, ka vendosur të bëhet palë për të penguar drejtësinë. Dhe pa asnjë diskutim që ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit. Ky dokument që është ligj dhe çdo veprim i kryer në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ka pasoja ligjore.

Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin. Kryetari i Kuvendit nuk merr urdhëra nga të korruptuarit, por duhet të zbatojë ligjin dhe t'i shërbejë interesit publik. Kryetari i Kuvendit nuk është ushtar i Belinda Ballukut. Edhe pse ajo e ka ndihmuar që të jetë sot kryetar i Kuvendit. Se është zgjedhja personale e Belinda Ballukut, Niko Peleshi, në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Po kjo nuk nënkupton që kryetari i Kuvendit mund të tallet me Prokurorinë e Posaçme, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me drejtësinë, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me qytetarët, që duan drejtësi dhe duan luftë ndaj korrupsionit. Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që me dokumenta të prokurorisë, të faktuara, nuk po lexoj këtu SMS-të se mund t'jua lexoj, një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 miliardë euro. Dhe del pastaj kryeministri si kloun edhe thotë do takoj çdo biznesmen që unë dua.

E mbani mend se ju e keni raportuar propagandën e tij që në 2022-shin dhe e ndjekje qartë dhe që asnjë media nuk ia kujton, në 2022-shin na shitën si propagandë të madhe që kishim miratuar një kod etike që ministrave nuk i lejohej të takonin biznesmen. Është në fuqi ai kod etike. Po ku kapet me SMS Edi Rama që i thotë, shko takoi je pak X-in edhe Y-in edhe meqënëse i kam premtuar unë, jepi pak tenderin 15 milionë euro të Porto Romanos, nuk ka problem.

Shkelet ligji, shkelet kushtetuta, s'pyetet për kod etike, dhe del edhe thua që unë do takoj çdo biznesmen se nuk pyes për njeri. Koha ku ti nuk pyesje për njeri, nuk pyesje për kushtetutë edhe nuk pyesje për ligj, ka ca kohë, ka ca muaj që ka perënduar dhe do shikosh që do të pyesësh edhe për ligj, edhe për kushtetutë, edhe për drejtësi, do të japësh llogari për çdo aferë korruptive që ke drejtuar personalisht.", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI