Flash

Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Japoninë perëndimore

Lapsi.al 6 January 2026
Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Japoninë perëndimore

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Japoninë perëndimore të martën, tha agjencia meteorologjike e vendit.

Shërbimi meteorologjik tha se tërmeti ishte relativisht i cekët dhe goditi rreth orës 10:18 të mëngjesit sipas orës lokale (01:18 GMT). Agjencia shtoi se nuk kishte kërcënim për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e mati tërmetin me magnitudë 5.7 ballë. Tërmeti ndodhi në prefekturën Shimane në Japoninë veriperëndimore, duke prekur qytetet Matsue dhe Yasugi dhe zonat përreth në prefekturën Tottori.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme të mëdha. Megjithatë, autoritetet thanë se pjesë të rrjetit të trenave me shpejtësi të lartë Shinkansen u pezulluan përkohësisht si masë paraprake. Autoriteti Rregullator Bërthamor i Japonisë tha se nuk u zbuluan anomali në centralin bërthamor Shimane .

Pasuan tërmete dhe dridhje më të vogla.

Tërmeti regjistroi një ballë prej pesë ballësh në shkallën Shindo të Japonisë në qytetin perëndimor të Yasugi-t, mjaftueshëm i fortë sa për të rrëzuar mobilje të rënda dhe për ta bërë të vështirë drejtimin e automjetit. Sipas agjencisë meteorologjike, rajoni u godit nga disa tërmete më të vogla.

Tërmetet janë të zakonshme në Japoni

Japonia ndodhet në të ashtuquajturën  "Unaza e Zjarrit",  një rajon i njohur për nivelet e larta të aktivitetit sizmik që është i prirur ndaj tërmeteve të mëdha dhe shpërthimeve vullkanike.

Është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë dhe përjeton afërsisht 1,500 tërmete çdo vit, shumica e të cilave të vogla. Megjithatë, ajo përbën gjithashtu rreth 18% të tërmeteve në botë me magnitudë 6 ose më të madhe. Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 shkaktoi një cunami që la gati 20,000 të vdekur dhe shkaktoi një shkrirje shkatërruese në centralin bërthamor të Fukushimës./DW

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI