Flash

Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë

Lapsi.al 6 January 2026
Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se, duhet të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare 'narko-regjimit' të Edi Ramës. Berisha u bëri thirrje të gjithë forcave politike opozitare për tu bashkuar në idenë e tij.

"Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen.Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.

Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI