Flash

Trump paralajmëron Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë dhe e shet në SHBA

Lapsi.al 5 January 2026
Trump paralajmëron Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për gazetarët nga Air Force One, duke u nisur nga Mar-a-Lago drejt Uashington DC, se ushtarët amerikanë që u plagosën në operacionin për kapjen e Maduros ndodhen në gjendje të mirë.

Presidenti ka sugjeruar gjithashtu se përparësia e tij aktuale është të “rregullojë” Venezuelën në vend të mbajtjes së zgjedhjeve – dhe paralajmëroi se SHBA-të kanë nevojë për akses të plotë në rezervat e tyre të naftës.

Po ashtu, ai sugjeroi që SHBA-të mund të ndërmarrin operacione ushtarake diku tjetër në Amerikën e Jugut.

“Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë, të cilit i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do ta bëjë këtë për shumë kohë”, tha Trump në referencë për Presidentin Gustavo Petro.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 5 janar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:09

Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë FNSH- së. Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh. Këta të fundit kanë ...

19:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI