Flash

Trump kërcënon Iranin: Nëse vrisni protestuesit do ju godasim shumë rëndë

Lapsi.al 5 January 2026
Trump kërcënon Iranin: Nëse vrisni protestuesit do ju godasim

Presidenti Donald Trump ka përsëritur sërish kërcëniin e tij për ndërhyrje nëse sulmohen protestuesit teksa vala e protestave të reja në Iran ka hyrë në ditën e nëntë. Sipas aktivistëve, protestat janë zhvilluar në 26 provinca të vendit dhe se 19 protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë ishin vrarë.

Trump paralajmëroi gjatë natës se autoritetet iraniane do të “goditeshin shumë rëndë” nëse vazhdojnë të sulmojnë protestuesit.

“Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, u tha ai gazetarëve në Air Force One, raporton BBC. 

Mëngjesin e së hënës, kryetari i parlamentit të Iranit tha se kërkesat legjitime të protestuesve duhet të dëgjohen dhe të përdoren si bazë për ndryshim, por ai shtoi se çdo agjent i huaj dhe kundërshtar i establishmentit që përpiqet të shfrytëzojë protestat do të “përballet në mënyrë efektive”.

Komentet e tij u bënë jehonë atyre të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka deklaruar se “rebelët duhet të vendosen në vendin e tyre”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baqai akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të “minojë unitetin tonë kombëtar”, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu shprehu “solidaritetin e qeverisë së tij me luftën e popullit iranian” të dielën.

Ai tha se deklaratat e Netanyahut dhe “disa zyrtarëve radikalë amerikanë” nuk ishin “asgjë më shumë se nxitje për dhunë”.

Protestat e fundit në Iran filluan kur tregtarët dolën në rrugët e Teheranit më 28 dhjetor për të shprehur zemërimin e tyre për një rënie tjetër të ndjeshme të vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan.

Riali ka rënë në një nivel rekord të ulët dhe inflacioni është rritur në 40%, ndërsa sanksionet mbi programin bërthamor të Iranit e shtrydhin ekonominë. Studentët e universitetit shpejt iu bashkuan protestave dhe ato filluan të përhapeshin në qytete të tjera.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI