Flash

Pamjet nga Nju Jorku, Maduro i prangosur dërgohet në gjykatë federale

Lapsi.al 5 January 2026
Pamjet nga Nju Jorku, Maduro i prangosur dërgohet në gjykatë

Pamjet e publikuara nga disa media amerikane tregojnë Nicolás Maduro të prangosur dhe me zinxhirë në këmbë, i shoqëruar nga agjentë federalë, teksa dërgohet nga burgu federal në Brooklyn drejt gjykatës federale në Manhattan, për paraqitjen e parë para gjyqtarit lidhur me akuzat në SHBA. 

Sipas Associated Press, Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të paraqiten në mesditë për një seancë të shkurtër procedurale, e detyrueshme në fillim të procesit penal, që mund të hapë një betejë të gjatë ligjore mbi ligjshmërinë e arrestimit dhe mbi pretendimet për imunitet. 

Reuters raporton se të dy po mbahen në Metropolitan Detention Center, Brooklyn, dhe se për shkak të natyrës së çështjes, pritet të trajtohen me masa të rrepta sigurie, përfshirë izolim të mundshëm dhe regjim 23 orë në qeli. 

AP shton se aktakuza e bërë publike i lidh akuzat me trafik droge, në kuadër të një çështjeje që administrata Trump e ka përdorur si bazë për kapjen dhe sjelljen e tij në Nju Jork, ndërsa vetë Maduro i ka mohuar prej vitesh pretendimet për përfshirje në trafik droge. 

Në një deklaratë të publikuar nga Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani e quajti operacionin amerikan “akt lufte” dhe “shkelje të ligjit federal dhe atij ndërkombëtar”, duke thënë se administrata e qytetit po monitoron situatën dhe do të japë udhëzime për sigurinë e komuniteteve të prekura. 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI