Flash

Maduro del sot para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për “narko-terrorizëm”

Lapsi.al 5 January 2026
Maduro del sot para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë sot para gjykatës në Nju Jork. Sipas drejtësisë amerikane, Maduro akuzohet për “narko-terrorizëm” dhe për futje të sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara.

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit venezuelian do të drejtohet nga një figurë e rëndësishme e drejtësisë amerikane: Alvin Hellerstein, 92 vjeç, hebre ultraortodoks, një nga gjyqtarët më me përvojë në SHBA.

Akuzat ndaj Nicolás Maduro-s

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se ndaj Maduro-s janë ngritur disa akuza të rënda, përfshirë:

  • komplot për narko-terrorizëm,
  • komplot për import të kokainës në Shtetet e Bashkuara,
  • posedim të armëve automatike dhe mjeteve shpërthyese,
  • komplot për posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese kundër SHBA-së.

Autoritetet amerikane theksojnë se në Distriktin Jugor të Nju Jorkut parashikohet edhe dënimi me vdekje për disa krime federale të rënda, përfshirë terrorizmin. Procesi ndaj ish-presidentit venezuelian pritet të tërheqë vëmendje të madhe ndërkombëtare, për shkak të peshës politike dhe juridike të çështjes.

Të këshilluara

Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë FNSH- së. Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh. Këta të fundit kanë ...

19:57

Rikthehet kaosi në rrugën Elbasan-Librazhd

Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve q...

14:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI