Flash

Rikthimi i imperializmit grabitqar amerikan

Lapsi.al 5 January 2026
Rikthimi i imperializmit grabitqar amerikan

Ndoshta qeshëm para kohe me vullnetin e Donald Trump për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës me emrin “Gjiri i Amerikës”, kur ai sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, një vit më parë. Sulmi i ushtrisë amerikane në Karakas, në Venezuelë, natën e 2-3 janarit, dhe rrëmbimi i Nicolas Maduro-s tregojnë se Uashingtoni tashmë pretendon të gjitha të drejtat në atë që e konsideron si “oborrin e pasmë të shtëpisë së vet”.

Përmes këtij operacioni, të justifikuar me akuzën e paqartë të “narkoterrorizmit”, Shtetet e Bashkuara po i impojnë kontinentit amerikan një kthim pas prej më shumë se një shekulli, kësaj here me forcën e një superfuqie ushtarake. Duke përmendur me një ngulmim të sikletshëm naftën venezueliane gjatë konferencës për shtyp, Donald Trump deshi të theksonte se ky imperializëm i ri amerikan është po aq grabitqar sa ai i së kaluarës.

Nicolas Maduro ka kontribuar jo pak në këtë situatë. Duke u mbajtur në pushtet me çdo mjet, përfshirë terrorin, pasi kishte humbur qartazi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai e zhveshi veten nga sadopak legjitimitet popullor që i kishte mbetur. Si shkaktar i një vale migratore që ka prekur gjithë kontinentin amerikan, bilanci i tij katastrofik, në krye të një vendi të pasur me hidrokarbure, por të varfëruar sa nga një ideologji shterpë, po aq edhe paaftësia, dhuna dhe korrupsioni, prej kohësh fliste në favor të largimit të tij.

Demokraci e martirizuar

Megjithatë, brutaliteti i një pushteti nuk mund të justifikojë gjithçka. Nëse vendos në peshore të gjitha pasojat, askush s'mund të kënaqet me një përmbysje të tillë, përmes forcës. E para ka të bëjë, natyrisht, me venezuelianët, të cilët mësuan më 3 janar se Uashingtoni kishte ndërmend tashmë të drejtonte vendin e tyre pa ua kërkuar mendimin dhe për një periudhë të pacaktuar. Interesat e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç i koncepton Donald Trump, mbizotërojnë mbi vullnetin popullor venezuelian, mbi sovranitetin e vendit dhe mbi shqetësimin për ringjalljen e një demokracie të martirizuar nga vite të gjata diktature. Të gjitha këto shqetësime thelbësore kalojnë, në sytë e Trump, pas interesave të kompanive amerikane të naftës.

E drejta është viktima tjetër kolaterale e operacionit amerikan. Nuk bëhet fjalë vetëm për traktatet e së drejtës ndërkombëtare që duhej ta mbronin botën nga ligji i xhunglës i imponuar prej grabitqarëve të mëdhenj. Donald Trump shkeli po aq edhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, e cila parashikon se vetëm Kongresi mund të shpallë luftë.

Përpjekja për ta paraqitur një plan për ndryshim regjimi si një operacion të thjeshtë policor, me qëllim që një i dyshuar të nxirret para gjykatave amerikane, mund t’i kënaqë vetëm ata që nuk e çajnë kokën fare për ligjin amerikan. Ky duket qartazi se ishte rasti i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka qenë vetë më parë senator. Në vitin 2003, të paktën, Shtetet e Bashkuara të George W. Bush-it kishin pushtuar Irakun pa mandat ndërkombëtar, por pas votimit të një autorizimi për përdorimin e forcës nga  Kongresi.

Ky precedent sjell në vëmendje se çfarë mund të shkaktojnë ndërhyrje brutale, të zhveshura nga legjitimiteti ndërkombëtar, në vende të cfilitura nga një pushtet autoritar. Duhet të jesh i armatosur me një optimizëm të fortë për të imagjinuar se një administratë kaq e verbuar nga ideologjia imperialiste dhe nga etja për grabitje është përgatitur për të gjitha eventualitetet në Venezuelë.

Pushtimi i Irakut mbahet mend si goditja e parë të fortë kundër rendit ndërkombëtar, që Shtetet e Bashkuara kishin vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse ky rend i shërbeu megjithatë interesave të tyre, kjo u bë pa shkelur parime të mëdha universale. Ai kishte për bazë një rregullim, ndonëse të papërsosur por të domosdoshëm, të marrëdhënieve ndërkombëtare. Mes të çarave dhe hapsirave të tij, Vladimir Putini shfrytëzoi rastin për të sulmuar Gjeorgjinë po ashtu edhe Ukrainën, duke mbjellë vdekje dhe shkatërrim.

Nëse precedenti i Karakasit bëhet normë, ata që duan të gjejnë virtyte te topuzi amerikan, duke shpërfillur rreziqet e tij, do të pendohen hidhur për këtë mirëkuptim kur interesat e tyre, po aq arbitrarisht, të bëhen pluhur dhe hi.

Editorial i Le Monde, pergatiti T Çela, Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Rama iu rikthye fjalës BURG

Të martën, menjëherë pas konferencës të zakonshme për shtyp që Edi Rama jep çdo fund viti, bëra një status të shkurtër në Facebook ku merresha me shqetësimin e ...

16:24

Tabuja që theu Albin Kurti

Jehona e fitores shkatërruese që korri Vetëvendosja këtë 28 dhjetor, duke përsëritur rezultatin plebishitar të Shën Valentinit 2021, e kapërcen thjeshtë territo...

23:29

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtjej bujës së  ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet ...

17:48

Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun

Thelbi i debatit mes meje dhe kolegut Baton Haxhiu është nëse znj. Balluku duhet të vazhdojë të mbajë postin që ka pas skandalit që ka plasur në ministrinë e sa...

13:06

Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër

Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të...

15:52

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI