Flash

"Jam ende president i vendit tim", çfarë thanë Maduro dhe gruaja e tij në gjyq

Lapsi.al 5 January 2026
"Jam ende president i vendit tim", çfarë thanë Maduro

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij kanë lënë sallën e gjyqit pas seancës dëgjimore, e cila zgjati afërsisht 30 minuta. Avokati i Maduros thotë se klienti i tij nuk kërkon lirim me kusht, edhe pse mediet amerikane shtojnë se mund ta paraqesë një kërkesë të tillë më vonë .

Seanca e rradhës do të vijojë më 17 mars.

Gjatë diskutimeve për të përcaktuar datën e përshtatshme, avokati mbrojtës i Maduros vuri në dukje "çështje në lidhje me ligjshmërinë e rrëmbimit ushtarak".

Përveç kësaj, ai deklaroi se ka probleme të caktuara shëndetësore dhe kërkoi një formular që mund të plotësohet "në mënyrë që të mund të marrë ndihmën e duhur mjekësore gjatë ndalimit të tij".

Avokati mbrojtës i Celia Flores përmendi gjithashtu se klientja e tij ka disa probleme shëndetësore.

"Ajo ka mavijosje serioze në brinjë dhe do të ketë nevojë për kujdesin e duhur", tha Mark Donnelly.

Gjyqtari Alvin Hellerstein, i cili kryeson çështjen, filloi seancën dëgjimore në orën 18:02 (ora shqiptare) duke përmbledhur akuzat kundër Maduros.

Ky i fundit, i veshur me uniformën portokalli dhe bezhë të të burgosurve, shikonte me kufje, nëpërmjet një përkthyesi.

Hellerstein i kërkoi Maduros të konfirmonte identitetin e tij dhe ai u përgjigj në spanjisht.

"Nuk jam fajtor, jam një njeri i ndershëm, jam ende president i vendit tim", tha ai, përpara se të ulej përsëri në vendin e tij.

Vëmendja në sallën e gjyqit u kthye te gruaja e Nicolas Maduros, Celia Flores, e cila u thirr të ngrihej në këmbë dhe të konfirmonte emrin e saj.

"Po, unë jam Celia Flores Maduro, zonja e parë e Venezuelës", i tha ajo gjykatës.

Toni i saj është i ngjashëm me atë të Maduros, i cili këmbënguli ta përshkruante veten si president i Venezuelës në sallën e gjyqit.

Flores gjithashtu nuk e pranon fajësinë për akuzat, duke shtuar se është "plotësisht e pafajshme".

Ja një kujtesë për akuzat me të cilat përballen:

Konspiracion për narkoterrorizëm.

Konspiracion për të importuar kokainë.

Posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese.

Konspiracion për të poseduar mitraloz dhe pajisje shkatërruese.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI